Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të mërkurën

189
moti

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

 

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare jugore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 9°C

zoant e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 6°C deri në 17°C