Mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave, merret vendimi për nënën shqiptare

36

Greqi- Dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare që mbante fëmijët mes minjve dhe insekteve. Ndaj saj rënduan akuzat e ekspozimit të të miturve në rrezik dhe lëndime të thjeshta trupore pasi të vegjlit jetonin në kushte të mjerueshme.

Gruaja e pyetur nga policia për kushtet e jetesës së fëmijëve të saj tha se tre të miturve u kishte thënë se buburrecat ishin flutura. Kujdestaria e tre fëmijëve iu dha babait të tyre, i cili që nga viti i kaluar po përpiqej të kishte në kontakt me ta, por 30-vjeçarja shqiptare ia ndalonte një gjë të tillë.

Ky i fundit ishte marinar dhe, pasi ishte kthyer nga një lundrim 1-vjeçar, kishte kërkuar të takonte dy vajzat e tij 2 dhe 4 vjeçe që jetonin me mamanë e tyre. 30-vjeçarja shqiptare jetonte në kushte skandaloze me një 54-vjeçar, dy vajzat e vogla dhe një djalë 6-vjeç të cilin e kishte nga një martesë e mëparshme.

Marinari në marsin e vitit të kaluar kishte marrë me qira një apartament në Agia Panteleimon, në rrugën Alkiviadou në katin e tretë për të strehuar familjen e tij por kur ai ka shkaur atje ai është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga 30-vjeçarja dhe partneri i saj 54-vjeçar, të cilët e kanë ndaluar të komunikojë me fëmijët e mitur.

Sipas marinarit më 5 prill 2022 ka marrë një telefonatë nga një shok i cili është informuar se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe se në shtëpi ka buburreca që kanë pickuar fëmijët.

Ai i ka treguar se 30-vjeçarja shqiptare i përdorte fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki. Pas denoncimit të babait të fëmijëve, policia ka marrë në pyetje edhe menaxherin e pallatit ku jetonte shqiptarja me fëmijët e saj. Menaxheri i pallatit ka deklauar se gruaja i grumbullonte mbeturinat në ballkon ose i hidhte nga kati i tretë dhe nga banesa dalin vazhdimisht buburrecat.

Sa herë që ai zbriste në banesën e saj për t’i bërë pyetje, gruaja e përzinte duke e quajtur atë “hajdut që dëshiron t’i vjedhë fëmijët e saj”. Gjithashtu ai dëshmoi se 30-vjeçarja me partnerin e saj dilnin shpesh natën dhe i linin fëmijët vetëm në shtëpi.

Ndërkohë një grua ka dëshmuar se shqiptarja e arrestuar shiste ikona pranë kishës ndërsa fëmijët e saj lypnin në rrugë. Ajo ka treguar se kur një ditë ka shkuar në shtëpinë e shqiptares ka parë buburrecat që i ngjiteshin si insekte në këmbë, në dhomën e gjumit të fëmijëve dhe pjatat që hanin./Shqiperia ime.com.al