“Kam hyrë nga dera, kam dalë nga dritarja”, nëna i rrëfen vajzës dhunën e të birit

54

Lajmin e vdekjes së të atit Nertila nuk e ka marrë vesh prej nënës së saj, Adivies, por prej të afërmve dhe kjo e ka prekur. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, familja ka përfituar një dëmshpërblim prej 32 milionë Lekësh, por Nertila dyshon se shuma duhet të ishte më e madhe dhe të gjithë duhet të përfitonin. Këto para janë konflikti qendror në “Shihemi në Gjyq”, por më herët gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Adivia zbuloi se djali i saj e dhunon rregullisht.

Eni Çobani: Ke një nënë që vëllai yt e dhunon dhe nuk jeton dot në shtëpi, jeton tek e motra, nëna e 4 fëmijëve. Ka mundësi të më thuash tani si është e mundur, pra për 32 milionë Lekë që janë marrë në vitin 2012 apo dhe më vonë, këtë gjë e di zonja se i ka marrë dora-dorës se nuk i ka marrë menjëherë, ju thoni që të më japë 5 milionëshin mua se kërkon 5 milionë ti sot dhe ajo s’ka bukë të hajë, djali e dhunon në mënyrë sistematike, tani më thoni ju si t’ia bëjmë, ku ta çojmë këtë nënën?

Nertila: Unë kam lënë fëmijët vetëm e di ti apo s’e di?

Eni Çobani: Ke lënë fëmijët vetëm, po ku ta çojmë nënën?

Nertila: Ajo duhet të shpjegohet.

Eni Çobani: Tani ç’është kjo që më the që lekët janë marrë te lulishtja e Pogradecit?

Nertila: I ka marrë.

Adivia: Më dëgjo mua.

Nertila: Ku i ke dhënë?

Adivia: Cilat lekë?

Nertila: Lekët që ke marrë.

Adivia: Po unë të thashë që shtëpi i kam bërë.

Nertila: 32 milionë për shtëpi?

Adivia: Ti thua që i kam marrë e s’ia kam dhënë evlatit? Të erdha në Greqi. Të erdha e ndenja 3 javë se isha përjashta?

Nertila: Po se atëherë tregove ti.

Adivia: Po se isha përjashta fare. I ka thyer djali të tëra në shtëpi. Filloi dhunën, ka dy vite. Dy vjet e dhunuar. Iki tërë ditën, shkoj në darkë në shtëpi. Kam hyrë nga dera, kam dalë nga penxherja. Edhe fshati e di të tërë këtë. Kjo më kërkon mua lekë tani. E di kur do t’i bie paratë unë ty? Kur ta kishin bërë punën të rregullt./tvklan.al./Shqiperia ime.com.al