Zgjedhjet e 14 Majit, Balla: Janë pranuar nga palët, nuk ka asnjë vërejtje

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit nuk ka asnjë vërejtje.
Në fjalën e tij për mediat ai tha se zgjedhjet janë pranuar nga të gjitha palët dhe se ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluar ndonjëherë.
“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet në të cilat në asnjë procesverbal të asnjë qendre votimi nuk ka pasur asnjë vërejtje nga asnjë subjekt politik. Në asnjë raport në asnjë procesverbal, nuk ka asnjë vërejtje dhe kjo i bën zgjedhjet e vitit 2023 si zgjedhjet më të mira dhe më të gjithë pranuarat nga të gjitha palët. Vërejtjet dhe kontestimet bëhen vetëm në dokumentacionin zgjedhor. Tek kjo nuk ka asnjë vërejtje nga asnjë komisionerë dhe asnjë vëzhgues”- tha ai.
LEXONI GJITHSHTU:
- Takim me Bashën? Reagon për herë të parë Taulant Balla
- Nis protesta e BF përpara KQZ, kërkohet hetim ndërkombëtar për Kamzën
The post Zgjedhjet e 14 Majit, Balla: Janë pranuar nga palët, nuk ka asnjë vërejtje appeared first on Euronews Albania.
Burimi Euronews