Lajme

SPAK kërkoi 10 vite burg për Kokën.

Avokati Saimir Vishaj, ka reaguar pas shpalljes së pretencës së SPAK që kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka dhe 4 vite burgh për ish-deputetin Alqi Bllako.

Në një deklaratë për mediat ai tha se është rasti i parë që Prokuroria kërkon një dënim të tillë për akuzën “Shpërdorim detyre”.

Ndër të tjera ai theksoi se kjo është çështje politike dhe jo ligjore, referuar kallëzimit që kanë bërë politikanët për aferën e incineratorit të Elbasanit.

“Ndjehem i shokuar nga pretenca e Prokurorisë, duke i kërkuar Gjykatës deklarimin fajtor për të gjithë të pandehurit për incineratorin e Elbasanit. Për herë të parë kjo Prokuroria ka shkelur me të dyja këmbët parimin e  dosjes së gjykuar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që për akuzën shpërdorim detyre të ketë kërkuar kaq vite burg. Është rasti i parë. Nëse marrim parimin se ligji është i barabartë për të gjithë, por në rastin konkret ka kaluar në ekstrem.  Prokuroria ka katërfishuar dënimet. Kjo është një çështje politike, aspak ligjore. Imagjinoni për të tjerët që vijnë  këtu”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button