Lajme

Sefa: E gjithë infrastruktura e PD-së në 47 bashki ka qenë në funksion të BF

Partia Demokratike zyrtare ka vendosur në dispozicion të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të gjithë infrastrukturën e PD-së për zgjedhjet në 47 bashki. Kështu deklaroi përfaqësuesi ligjior i PD-së, Indrit Sefa në një intervistë për Euroneës Albania.

Sefa theksoi se infrastruktuar zgjedhore e PD-së, përfshirë numëruesit, anëtarët e KZAZ-ve dhe vëzhguesit u është vënë e gjitha në dispozicion kandidatëve të primareve dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt.

“Në 47 bashki merrni pyesni të gjithë kandidatët dhe të thotë nëj se nuk kemi pasur komisioner. Të dalë Igli Cara sot dhe të thotë se nuk kishte komisionerë, të dalë Luçiano Boçi dhe të thotë se nuk kemi komisionerë. Të dalë Bardh Spahia dhe të thotë që nuk kam pasur komisionerë.

Kanë pasur në dispozicion të gjithën infrastrukturën e Partisë Demokratike nga fillimi deri në fund. Kanë qenë numërues, komisionerë dhe anëtarë të KZAZ-ve që I aknë caktuar ata. I kanë caktuar kandidatët me miratimin e degës lokale dhe me dijeninë time. Unë kam pasur dijeni dhe kanë bërë shumë mirë për të ndihmuar opozitën për sa kohë Partia Demokratike nuk garonte në 47 bashki. Të dalin kandidatët dhe ta pohojnë, me gojën e tyre që nuk kanë pasur numërues apo vëzhgues. Kanë pasur të gjithë infrastrukturën e PD-së në 47 bashki, ta jap me garanci të plotë”, tha Sefa.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button