Lajme

Rama përgëzon Erdogan për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin për zgjatjen me dy muaj të marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Rama përgëzon presidentin turk Erdogan për rolin e tij vendimtar në këtë vendim.

“Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën”, shkruan ndër të tjera Rama.

Një ditë më parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se Nisma për Drithërat në Detin e Zi që mundëson eksportimin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

“Me përpjekjet e shtetit tonë, me mbështetjen e miqve tanë rusë, dhe me kontributin e miqve tanë ukrainas, është vendosur që të shtyhet marrëveshja për drithërat edhe për dy muaj”, njoftoi Erdogan një ditë para se të skadonte marrëveshja.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button