Lajme

Nis stërvitja shumëkombëshe “Defender 23”, Rama shpërndan videon

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetin social facebook, mbajtjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe Defender 23.

Rma në postimin e tij thekson se stërvitja shumëkombëshe udhëhiqet nga Komanda Europiane e SHBA-ve, ku Shqipëria merr pjesë si një partner besnik dhe nyje strategjike në sigurinë rajonale.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Rama.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button