“Mbylle gojën”- Tensionet De Bruyne-Guardiola në ndeshjen Real-City (VIDEO)

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola duket se kanë pasur një përplasje mes tyre gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester City-t.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një video e dyshes u bë virale nëpër rrjetet sociale.
Në video duket belgu De Buyne, i cili vrapon me topin deri në mes të fushës, ndërkohë që Guardiola i bërtet që të pasojë.
Në një moment De Bruyne në vend që të luftonte për topin, kthehet e i bërtet Guardiolës, duke i thënë që të mbyllë gojën.
Kjo përplasje duket se zgjati shumë pak pasi më pas dyshja janë parë të përqafohen.
Guardiola: “Pass the ball, Pass the ball!”
Kevin De Bruyne: “Shut up! Shut Up!”
pic.twitter.com/2kejPutE0s
— Football Fights (@footbalIfights) May 18, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
- S’ka fitues në derbi, Tirana e Partizani ndajnë pikët, java e 33 e Superligës
- Fredi Beleri para Gjykatës së Posaçme, gazetari: Ja sa vite mund të dënohet
The post “Mbylle gojën”- Tensionet De Bruyne-Guardiola në ndeshjen Real-City (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.