“Euro mund të shkojë 100 lekë”

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja e euros që nisi pas zgjedhjeve, nuk pritet të zgjasë shumë.
Sipas Çoçolit, deri në mes të qershorit kursi i këmbimit të euros mund të shkojë deri në 120, por nuk mund të arrijë 132 sa ishte 1 vit më parë.
Çoçoli shpjegoi se ardhja e turistëve, pjesa më e madhe e të cilëve sjellin euro, pritet ta zhvlerësojë monedhën europiane.
“Kam frikë që pas mesit të qershorit kur të vijnë emigrantët euro do fillojë të ulet sërish. Na vijnë emigrantë, 1,5 mln në verë. Ata vijnë me pushime, nga Italia, Greqia, Gjermania dhe sjellin euro. 600 mln euro futen në treg bashkë me ta. Edhe shtetasit nga Kosova dhe RMV shpenzojnë euro, të huajt shpenzojnë mirë. Këta janë faktorë që do e ulin euron të paktën deri në mes të gushtit. Duhet të përgatitemi që euro mund të shkojë 1 euro me 100 lekë të reja për shkak të prurjes së miliardave euro nga turizmi”, shpjegoi Çoçoli.
LEXONI GJITHASHTU: