Lajme
Dorëheqja e Alibeaj dhe zgjedhjet lokale, Tabaku: Të reflektojmë ku gabuam

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale si dhe dorëheqjen e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Në një prononcim të shkurtër të dhënë në hyrje të parlamentit, Tabaku tha se duhet bërë një reflektim i thellë në lidhje me situatën dhe duhet të gjenden gabimet brenda PD-së.
Ajo nënvizoi se Partia Demokratike duhet të ishte e bashkuar në zgjedhje pavarësisht interesave personale.
“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam.
Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbremë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.