Delegacioni i Vatikanit, vizitë në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës

Delegacioni i Atit të shenjtë Papa Françesku i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga kardinali ynë Ernest Troshan Simoni, vizituan Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, ose ish-burgun e Shkodrës, ku edhe Kardinal Troshani ka kaluar disa kohë në hetuesi.
Kardinal Betori u njoh nga afër me burgun dhe historinë e tij, metodat e hetuesisë dhe vuajtjet që disa nga martirët e kishës katolike në Shqipëri kanë kaluar nëpër qelitë e këtij burgu që tashmë është kthyer në muze.
“Më duhet të them se në Shqipëri e gjitha kjo është një përmbledhje shkencore e gjithë asaj te kaluare që ka mbijetuar në zemrat e njerëzve.
Ne duhet të nderojmë me përvujtni dhe përulje gjithë martirët ata që kanë vdekur dhe ata që janë gjallë si Kardinalin tonë të dashur Ernest Troshani, sepse na kanë dhënë edhe ne një arsye që të jemi besnik Krishtit dhe Ungjillit të Tij”,- tha kardinal Giuseppe Betori, arqipeshkevi i Firences
Ndërsa Kardinali Shqiptar Ernest Troshani u shpreh se vuajtjet duhet të mbështeten në besimin në Zot.
Në këtë vizite Kardinal Giuseppe Betori u prit nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, ndërsa shoqërohej edhe nga Nunci Apostolik në Tiranë Imzot Luigi Bonazzi.
LEXONI GJITHASHTU: