Lajme

Bie në kontakt me rrymën elektrike, dëmtohet rëndë punëtori në Tiranë

Një 45-vjeçar i cili po punonte në një pallat në ndërtim në kryeqytet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë 45-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm në spital.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button