Lajme

Ambasadorja e ODIHR, Andrey Glover mbërrin në KQZ

Ambasadorja e ODIHR, Andrey Glover ka mbërritur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihen ende detajet e vizitës në këtë institucion, por mesa duket fokus do të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Glover pak ditë më parë në një konferencë për shtyp tha se zgjedhjet ishin konkuruese pasi në garë morën pjesë shumë forca politike.

Sipas saj pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese ndërsa fushata gjithë kohën u dominua nga lideret politike dhe nuk u panë interesat e qytetareve.

“Stabiliteti i komisioneve të vogla ishte i lëkundshëm, ndersa shqetesim mbetet edhe presioni ne disa raste ndaj administrates”, tha mes të tjerash zyrtarja e OSBE-Odihr.

Sipas saj 40% e popullsisë jeton jashtë vendit ndaj dhe kjo gjë ndikoj në pjesmarrjen jo shumë të madhe.

LEXONI GJITHASHTU: 

 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button