Lajme

69 aksidente në një muaj, 24,6% u shkaktuan nga shoferët e rinj

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga 69 aksidente rrugore të ndodhura vetëm përgjatë muajit prill.

Për pasojë 94 persona janë dëmtuar e një pjesë e tyre kanë humbur jetën.

Sipas raportit të institutit të statistikave, shkak i aksidenteve në 87% është sjellja e drejtuesit të mjetit.

Shoferët e rinj vijojnë të zënë peshën më të madhe të aksidenteve. Sipas të dhënave grup-mosha 18-24 vjeç përbëjnë  24,6 %  të rasteve që kanë shkaktuar një aksident rrugor.

Kryeqyteti qëndron në krye të listës për numrin më të lartë të aksidenteve. Ekspertët kanë nxjerr në pah se shumica e aksidenteve ndodhin në fundjavë dhe kryesisht në orët e mesditës.

Sipas raportit të Instat, në 4 muajt e parë të vitit janë regjistruar 332 aksidente rrugore në të cilin janë përfshirë 454 persona.

Ekspertët kanë nxjerrë në pah se numri i aksidenteve rrugore në periudhën janar-prill është ulur me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërkohë, aksidentet rrugore si pasojë e sjelljes së këmbësorit për periudhën katërmujore janë rritur me 20%.

 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button