Lajme
60-vjeçari humbi jetën pasi ra nga ndërtesa ku punonte, 2 të arrestuar

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në qytetin e Vlorës, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku punonte në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Për këtë ngjarje policia ka njoftuar se janë arrestuar 2 persona.
M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda si dhe A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU: