Lajme

Von der Leyen në Kiev për Ditën e Evropës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, arriti në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Sa mirë të jem sërish në Kiev. Aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë e mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës – edhe këtu në Ukrainë”, shtoi ajo.

Vizita e von der Leyenit, e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, zhvillohet në ditën kur Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës.

Kjo ditë nderon Deklaratën e Schumanit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj të vitit 1950.

Deklarata shihet si gur themeli i asaj që do të bëhej BE-ja e sotme, me 27 vende anëtare.

Von der Leyen do të “riafirmojë mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj Ukrainës”, tha zëdhënësi i saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button