Lajme

Tunel i mbushur me armë. Çfarë u gjet në shtëpinë e ish-kryeministrit

“Makina e Imran Khan është rrethuar,” tha ndihmësi i Khan Fawad Chaudhry pa konfirmuar arrestimin e tij.

Policia pakistaneze sulmoi rezidencën e ish-kryeministrit Imran Khan në qytetin lindor të Lahore të shtunën dhe arrestoi 61 persona mes gazit lotsjellës dhe përleshjeve midis mbështetësve të Khan dhe policisë.

Khan nuk ishte në shtëpi, pasi kishte udhëtuar në Islamabad për t’u paraqitur para një gjykatësi për t’u përballur me akuzat se ai shiti dhurata shtetërore ndërsa ishte në detyrë dhe fshehu pasuritë e tij.

Mbështetësit e Khanit  me shkopinj nw duar u përpoqën t’i rezistonin policisë duke hedhur gurë dhe kokteje molotov. Të paktën tre policë u plagosën.

Policia theu derën kryesore të rezidencës së Khan dhe gjeti armë automatike, molotov, shufra hekuri dhe shkopinj të përdorur në sulmet ndaj policisë gjatë javës.

Ministri i Brendshëm Rana Sanaullah tha  se policia beri një kontroll të plotë në shtëpinë e Khan, ku gjetën bunkerë dhe dyshuan se ishin fshehur armë dhe municione të paligjshme.

Khan, tani lider i opozitës, u rrëzua në një votë mosbesimi në Parlament prillin e kaluar. Ai akuzohet për shitjen e dhuratave të shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë dhe fshehje pasurie, akuza që ai i mohon.

70-vjeçari Khan, i cili ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Parlament, ka pohuar se largimi i tij nga pushteti ishte pjesë e një komploti nga pasardhësi i tij, kryeministri Shahbaz Sharif, dhe Shtetet e Bashkuara. Si Uashingtoni ashtu edhe qeveria e Sharifit i kanë mohuar akuzat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button