Rikthehen tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, RMV refuzon diplomatët bullgarë

Andrey Kovatçev, një eurodeputet bullgar nga partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe tre personave që e shoqëronin, iu refuzua hyrja në Maqedoninë e Veriut gjatë fundjavës.
Policia maqedonase tha se personat që udhëtonin për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor të varrezave ushtarake bullgare nuk i plotësonin kushtet për të hyrë.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë u shpreh se ishte e zhgënjyer nga vendimi i Shkupit.
‘Bullgaria zyrtarisht do ta ngrejë çështjen me autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe me partnerët ndërkombëtarë’, tha Ministria e Jashtme bullgare. Kovatçev tha gjithashtu se kishte informuar Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së Olivér Várhelyi për këtë çështje i cili ka reaguar në një postim në rrjetin social Tëitter.
‘Ne dënojmë refuzimin e hyrjes së eurodeputetit në Maqedoninë e Veriut. I bëjmë thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të sqarojë situatën. Refuzimi i hyrjes së një deputeti të Parlamentit Evropian është një vendim shumë serioz” shkroi komisioneri.