Lajme

“PS ju ofroi komisionerë?” Alibeaj-Kikisë: Turp i madh

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Now” në  Euronews Albania, pyeti kryetarin e komanduar të Partisë demokratike nëse është e vërtetë se Partia Socialiste i ka ofruar komisMentor ionerë për zgjedhjet e 14 majit, duke qenë se Partia Demokratike nuk ka njerëz.

Alibeaj iu përgjigj se ky është një lajm i përhapur nga demokratët e Foltores të cilat sipas tij duan të hedhin akuza se Alibeaj po bashkëpunon me Ramën dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Mentor Kikia: A është e vërtetë që ka komisionerë që ua ka ofruar Partia Socialiste, sepse Partia Demokratike nuk kishte njerëz fizikisht? sikundër nuk gjetët kandidat për të gjitha bashkitë?

Enkelejd Alibeaj: Jo është lajm i improvizuar nga ata të “Foltores”, si një lajm tjetër që doli me ato pak postera që vendosëm ne, improvizuan një lajm, prodhuan nën përgjegjësinë e Partisë Socialiste. i kishin ngjitur adeziv sipër. Turp i madh! për të treguar gjasme një bashkëpunim me Partinë Socialiste. por bashkëpunimin më të madh sot e kanë ata që kanë hallin e përbashkët e që janë Edi Rama, Sali  Berisha dhe Ilir Metaj.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button