“Ne fituam por na vodhi narko-shteti”, Spahiu: Justifikimi i Berishës më 15 maj

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se mund ta parashikojë reagimin e Sali Berishës më 15 maj, pas përfundimit të zgjedhjeve.
Sipas tij, Berisha do të pretendojë se ka fituar, por votat i ka vjedhur “narko-shteti”.
“Ai do të thotë: ‘Të nderuar qytetarë, ishte fitore historike, e thellë, por na vodhi narko-shteti. Ishte fitore shumë e thellë, por na vodhi Edi Rama’. E kupton të hënën ky, deri tani s’ka asnjë denoncim. Të hënën, për të mos lëshuar karrigen, që të rrijë aty, edhe Edi Rama nga ana tjetër që e inkurajon,” – u shpreh juristi.
Ndërkaq, Spahiu theksoi se më 16 maj edhe kryeministri Rama, do të bëjë ç’është e mundur që Sali Berisha të mos largohet sepse i intereson që Berisha të jetë aty. Siç sqaroi ai, nëse nuk ka një alternativë, të majtët nuk do të largohen nga pushteti.
LEXONI GJITHASHTU: