Kundër nesh është nisur një luftë e vërtetë

“Një luftë e vërtetë është bërë kundër Rusisë, por ne e kemi mundur terrorizmin”- kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij për Ditën e Fitores .
Presidenti rus Vladimir Putin është i pranishëm në Sheshin e Kuq në Moskë për paradën e Ditës së Fitores mbi Nazizmin.
Perëndimi “provokon konflikte të përgjakshme. Elitat perëndimore kanë harruar se cilat ishin “pasojat e pretendimeve naziste për të dominuar botën”.- shtoi mes të tjerash ai.
“E ardhmja e sovranitetit rus varet nga pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak”, nënvizoi presidenti rus, sipas një raporti të TASS.
Putin e quajti regjimin e Kievit “kriminal”.
“Populli ukrainas është bërë peng i grushtit të shtetit, i planeve të Perëndimit, ky është shkaku i katastrofës aktuale në Ukrainë”- shtoi ai.
Presidenti rus Vladimir Putin e mbylli fjalimin e tij në Sheshin e Kuq duke lavdëruar “fitoren”.
“Asgjë nuk është më e fortë se uniteti ynë”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: