Lajme

Europa kundër kreut të shërbimit sekret serb: Rreziku që vjen nga Vulin

Deputetët e Liberalëve, Socialdemokratëve dhe të Gjelbërve në Parlamentin Europian kanë propozuar një amendament të përbashkët ku shprehet “shqetësimin për emërimin e Aleksandër Vulin si drejtori i shërbimi informativ.

Eurodeputetët e argumentojnë me faktin se Vulin është i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit, dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarit rus në ekzil, por edhe rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i dënuar me 25 vjet burg në Rusi.

Të tre grupet parlamentare paraqitën gjithashtu një amendament të përbashkët në të cilin kërkojnë ndryshimin e tekstit në mënyrë që formulimi “PE shpreh shqetësimin e tij për financimin e mundshëm shtetëror të Telekomit, i cili i jep asaj kompani një avantazh të padrejtë dhe kontribuon në përkeqësimin e situatë në të cilën gjendet media e pavarur”

Debate për Serbinë në Parlamentin Europian do të mbahen gjatë ditës së sotme, ndërkohë pjesë e saj do të jetë dhe ngjarja e fundit e vrasjeve në Serbi




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button