Lajme

Arbëreshë Kryeziu: Ky është kushti i panegociueshëm i Kosovës përballë BE-së

Kosova nuk do të negociojë më me Serbinë nëse si platformë për Asociacionin do të shërbejë propozimi i fundit i grupit menaxhues.

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu tha në një intervistë për “Balkan Talks” se Bashkimi Europian gabon duke mos kuptuar se ai draft synon krijimin e një Republike Srpska në Kosovë.

“Palët janë dakord për të vazhduar negociatat nëse këto negociata i përshtaten të dyja palëve dhe jo vetëm njërës palë. Në këtë rast, nëse vazhdojmë dhe diskutojmë mbi draftin që është prezantuar nga grupi menaxhues do të thotë që ne po dialogojmë mbi një draft që i përshtatet vetëm njërës palë, në këtë rast Serbisë dhe që është thellësisht në kundërshtim me kërkesat e palës tjetër, në këtë rast, Kosovës dhe këtu nuk mund të ketë dialogim, as negocim të mëtejshëm.

Ne kemi një dakordim tashmë që është arritur në kuadër të dialogut me ndërmjetësuesit në proces për të cilin është thënë se nëse ky draft bie ndesh me këto kritere ne nuk mund të vazhdojmë më tutje. Ata kanë pranuar dhe madje kanë dakorduar që do të ofrojnë edhe mundësinë e alternativës, që në këtë rast i bie që pala kosovare të dorëzojë një alternativë që e kemi draft-vizionin e kryeministrit Kurti,” – u shpreh Kryeziu.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button