Bota

Aksion kundër Ndrangheta-s/ 46 të ndaluar në Itali, mes tyre në politikan

46 persona janë ndaluar nga autoritetet italiane pas një aksioni blitz që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Kozencë.

Për 37 prej tyre, policia italiane ka dhënë masa arrest me burg dhe detyrim paraqitje, ndërsa mes të ndaluarve është edhe një politikan si dhe sipërmarrës.

I gjithë grupi, që dyshohet të jetë pjesë e një bande të Ndranghetas dyshohen si të përfshirë në në trafik droge dhe pastrim parash. Ky grup raportojnë mediat italiane vepronte midis komunave të San Lucido, Falconara dhe Lombard. Anëtarët kryenin krime kundër personit, kundër rendit publik, kundër pronës dhe në fushën e drogës.

Shoqata mafioze u krijua dhe funksionoi me pëlqimin dhe legjitimitetin e organizatave të tjera mafioze dhe kriminale të qytetit të Kozencës.


Top Channel




Burimi Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button