Lajme

Policë në shkollat serbe

Serbia ka vendosur mbi 2 mijë agjentë policie në shkolla, për motive sigurie pas sulmit me armë zjarri të ditëve të fundit.

Nga e hëna, me përjashtim të shkollës ku javën e kaluar ndodhi incidenti, të gjithë nxënësit në Serbi po kthehen rregullisht në klasë.

Oficerët e policisë janë vendosur në të gjitha 1 mijë e 800 shkollat e vendit që prej orëve të para të mëngjesit, kur kanë hyrë në fuqi edhe masat e qeverisë.

Agjentët do të kenë për detyrë patrullimin përreth dhe brenda institucioneve arsimore.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë të Beogradit të mërkurën e 3 majit, duke vrarë 7 vajza, një djalë dhe një roje sigurie.

Një ditë më vonë, vendi u trondit sërish pasi një 20-vjeçar hapi zjarr në dy fshatra në Serbinë qendrore, duke vrarë 8 persona.

LEXONI GJITHASHTU: 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button