Lajme
Pas kërkesës së Celibashit, KAS vendos gjoba për 15 kryebashkiak

Pas kërkesës së kryekomisionerit Celibashi për masë administrative ndaj 20 kryetarëve të bashkive për përdorim të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, KAS ka vendosur gjobitjen e vetëm 15 kryebashkiakëve me vlerën e 100 mijë lekëve.
Ndërkohë KAS ka refuzuar gjobitjen për 5 prej tyre. Klodian Taçe, Lefter Alla, Shuaip Beqiri, Kastriot Gurra dhe lerim Shera ndonëse prej kryekomisionerit të KQZ u kërkua të merrej masë administrative ndaj tyre, KAS ka vendosur se ata nuk do të gjobiten.
Kryetarët e bashkive të cilët do të gjobiten janë si më poshtë:
- Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
- Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
- Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
- Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
- Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
- Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
- Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
- Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
- Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
- Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
- Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
- Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
- Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
- Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
- Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
LEXONI GJITHASHTU: