Parashikimi final për Tiranën/ “Nuk çuditem” Roland Lami: Kuotat e PS …

Gazetari Roland Lami tha se sondazhi i “Barometrit” tregon se Partia Socialiste ka të njëjtat kuota që ka pasur edhe në vitin 2021 dhe kjo gjë nuk e habit.
I ftuar në Eurnews Albania ai tha se ajo që e çudit nga ky sondazh është se Partia Demokratike përveç pozitive në muajin shkurt, ka rënë në kuotat e vitit 2017.
“Kuotat e Partisë Socialiste nuk kanë lëvizur, 52% është gati në kuotat e rezultatit të 2021, kjo do të thotë se në 12 vite qeverisje një pjesë e mirë e elektoratit gjykon se kur e krahason me kundërshtarin është më mirë të vazhdojë zgjedhja e socialsitëve në raport me demokratët.
Pse ka ardhur kjo janë shumë arsye komplekse të cilat mund t’i shprehim dhe mund t’i nënvizojmë në vazhdimësi, por si lexim i parë ky është.
Nuk ka çudi për kuotat e Partisë Socialiste pasi janë kuota natyrale të saj. Ajo që bën përshtypje është se Partia Demokratike prej disa luhatjeve pozitive në muajin shkurt, shkon në kuotat e zgjedhjeve të 2017”,-tha Roland Lami.
LEXONI GJITHASHTU: