Lajme

“Ndeshja me Dinamon ishte e shitur”, Gazetari: Flamurtari drejt Prokurorisë

Gazetari Ermal Sika ishte këtë të hënë në emisionin “Kubi Sportiv”, në Euronews Albania për të folur rreth projektit të stadiumit të Vlorës e ndër të tjera ai tha se Sinan Idrizi, presidenti i Flamurtarit ka shkuar me vonesë në prezantimin e  projektit të stadiumit dhe shkak kanë qenë konfliktet me presidentin e Federatës Shqiptare e  Futbollit, Armando Dukën.

Më tej gazetari Sika tha se konfliktet mes Dukës dhe Idrizit janë tensionuar më shumë pas ndeshjes me dinamon dhe shtoi se presidenti i flamurtarit, ka thënë më herët se pas përfundimit të kampionatit ai do e dërgoj çështjen në Prokurori, duke ngritur kështu edhe akuzën për shitje të ndeshjes.

“Ka qenë iniciativa e zotit Idrizi projekti Vlora Sport, pra prezantimi i këtyre tre stadiumeve në vendin tonë e madje kjo ka sjellë edhe përplasjen mes Idrizit dhe presidentit të federatës shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përplasje që kanë nisur nga disa ngjarje të tjera sportive, por Idrizi i bën me dije Dukës që mos të jetë i pranishëm në ceremoninë e studiove dhe projekteve të stadiumit të ri të Vlorës, pasi e ka zeko kontriburitn.

Zoti Idrizi bojkotoi fjalën e zotit Duka në prezantimin e projektit dhe mbërriti në teatrin Petro Marko, ndërsa gazetarëve që e pyetën në lidhje me zotin Duka, u përgjigj që të mos i prishin mëngjesin, ndërsa nga ana tjetër, Duka ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me zotin Idrizi. Përplasjet kanë ardhur, dhe janë tensionuar më shumë pas ndeshjes me Dinamon aty ku vetë presidenti i Flamurtarit, ka thënë se me të mbaruar kampionati do hap çështje në prokurori duke ngritur akuzën për shitje”,- tha gazetari Ermal Sika.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button