Lajme

“I vrau dhe videon ja çoi shokut”, avokatja në Itali: Ai lajmëroi policinë

Avokatja Elierta Myftari ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Malaj nuk ka qenë koshient për çfarë ka shkaktuar sepse i ka pyetur autoritetet italiane si është Xhesika, vajza e tij.

Malaj është arrestuar sepse pasi mori vesh tradhtinë vrau personin që mendonte se gruaja e tradhtonte, një shtetas italian dhe vajzën e tyre e cila hyri në mes për të shpëtuar të ëmën. Gruan e tij e la të plagosur.

Myftari tregoi se në momentin që e kanë gjetur policët, ai po kërkonte të birin, ndaj është ende e paqartë nëse Malaj po e kërkonte djalin për ta vrarë apo jo.

“Policinë thuhet se e ka lajmëruar një mik i familjes sepse mesa duket videon që ka regjistruar ja ka dërguar mikut të tij që banon në veri të Italisë. Ndërkohë, Tefta Malaj nuk është në rrezik për jetën, aq sa raportohet se ka dhënë dhe deklaratat e saj të para,” – u shpreh avokatja.

Ajo sqaroi se kjo ishte diçka e papritur sepse asnjë nga njerëzit që njihte çiftin nuk raporton për debate mes tyre, apo ndonjë divorc të mundshëm. Kujtojmë se në videon që ka bërë autori i krimit pas ngjarjes shprehet se ia ka falur dhe njëherë më parë tradhtinë gruas së tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button