Lajme
Edhe pensionistët angazhohen vullnetarisht te Kryqi i Kuq

Manjola Suknej, koordinatore e programit të Rinisë dhe Edukimit Humanitar është shprehur se edhe pensionistët angazhohen vullnetarisht te Kryqi i Kuq.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se edhe të rinjtë janë të gatshëm për t’u angazhua në mënyrë vullnetare nëse u shpjegohet konkretisht se çfarë bëhet.
“Të rinjve po t’u shpjegosh se çfarë bëhet, janë të gatshëm për të ardhur, janë të gatshëm për të dhënë nga koha e tyre. Pensionistët vijnë e bëhen pjesë në ditë të caktuara, kanë dëshirë të japin mendimet e tyre duke dhënë nga eksperienca e tyre. Të gjithë janë të mirëpritur. Në orën 11;00 do të çelet ekspozita, do të ndahen çmime”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: