Lajme

Derbi vendimtar për sezonin, Tirana hap fals në Durrës, Kukësi në krizë

Java e 32 e Superligës Shqiptare ka prodhuar rezultate interesante, me Tiranën që u mund në Niko Dovana e Partizanin që afrohet me 2 pikë me kreun. Erzeni i Xhevahir Kapllanit mori një pikë shprese ndaj Laçit. Egnatia po blindon edhe më tepër vendin e tretë, një biletë e sigurt drejt kupave evropiane.

Derbi i kryeqytetit i planifikuar të luhet më 17 maj do të jetë deçiziv sa i përket fituesit të Superligës Shqiptare, ku pritet të jetë njëri mes Tiranës e Partizanit. Humbja e bardhebluve në Durrës nderon të kuqtë e Kolelës që tanimë janë vetëm dy pikë larg rivalëve të përjetshëm të Orges Shehit. Demat mposhtën në shtëpi Kukësin, me verilindorët që janë aktualisht në ‘play out-in’ e Superiores.

Erzeni gjithashtu rrezikon të çojë dëm një sezon të jashtëzakonshëm të zhvilluar, por pika e marrë në Laç shton shpresat e shijakasve për qëndrimin në elitë. Por, në anën tjetër as kategoria e parë nuk është shumë larg, një fitore e Kukësit ndaj kurbinasve dhe humbja e Erzenit ndaj Bylisit u ndryshon vendet dy skuadrave.

Gjithçka pritet të vendoset në 4 javë e mbetura të kampionatit.

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button