Lajme

U shtyp nga kamionçina në oborrin e shtëpisë, humb jetën 55-vjeçari

Pa e siguruar mjetin, një 39-vjeçar në Bulqizë po ngarkonte kamionçinën me gurë e si pasojë mjeti rrëshqiti duke rënë brenda oborrit të banesës së një 55-vjeçari.

Shtetasi me iniciale I.D., ishte në shtëpinë e tij kur u godit nga kamionçina e si pasojë humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj këtë të diel.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button