Siria rikthehet në Ligën Arabe

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, e kanë miratuar vendimin për rikthim të Sirisë në këtë trup, pas më shumë se një dekade të pezullimit.
Sipas një zëdhënësi të Ligës, ky vendim tregon përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Në vendim është thënë se Siria do të mund të marrë pjesë në takime menjëherë, dhe në të është përmendur edhe nevoja e dhënies fund të luftës civile në këtë shtet, shkruan REL.
Vendimi është marrë në një takim me dyer të mbyllura në Kajro.
Ndonëse disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë thirrje për normalizim të lidhjeve me Assadin, të tjerë, përfshirë Katarin, refuzojnë normalizim të plotë, pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.
Disa kanë kërkuar edhe vendosjen e kushteve për kthim të Sirisë në Ligë, siç është rasti i Jordanisë.
LEXONI GJITHASHTU: