Lajme
Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, humb jetën e moshuara

Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e së dielës për shkak të shpërthimit të një bobole gazi që kishte në banesë.
Ngjarja ndodhi në rrugën 11 janari në një banesë ku jetonin shtetasit M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë). Nga shpërthimi i një bombol gazi një pjesë e banesës është rrëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore. Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, shpëtojnë dy të moshuarit
- Shpërthen bombola e gazit në Dibër, plagoset një person
The post Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, humb jetën e moshuara appeared first on Euronews Albania.
Burimi Euronews