Lajme

Pas tragjedisë, sindikata e mësuesve serb vendos ndërprerjen e grevës në shkolla 

Sindikata e mësuesve të Serbisë ka njoftuar sot se ka vendosur të ndërpresë grevën që filloi të premten për shkak të tragjedisë në shkollën fillore Vladislav Robnikar në Beograd.

Në njoftim thuhet se të gjithë anëtarët e asaj sindikate do ta mbajnë mësimin sipas orarit shkollor që nga nesër më 8 maj.

“Ne e marrim vendimin me qëllimet më të mira, për të ndihmuar me aktivitetet tona në sigurimin e një ambienti të sigurt për fëmijët tanë dhe punonjësit në institucionet arsimore”, thuhet në deklaratë.

Sindikatat theksojnë se kërkojnë nga përgjegjësit e shtetit që të bëjnë gjithçka në përputhje me kompetencat e tyre ligjore që kjo lloj tragjedie të mos përsëritet askund dhe kurrë më në Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button