Hakmarrje e Ramës, shkodranët e dinë

Kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë për Shkodrën, Bardh Spahia tha në një intervistë për Euronews Albania se për 10 vjet qeverisja e majtë nuk ka dhënë asnjë financim për Shkodrën.
Spahia u shpreh se nga vitet 2005-2013 ku vendi qeverisjes nga PS, Shkodra ka qenë në nivelin e bashkive të tjera sa i përket fondeve, ndërsa vitet e fundit fondet e bashkisë së Shkodrës janë 10 herë më pak se Durrësi, 7 herë më pak se Elbasani, 5 herë më pak se Vlora.
“Nga 2005-2013 Shkodra ka qenë në nivelin e bashkive të tjera sa i përket fondeve, ndërsa vitet e fundit fondet e bashkisë së Shkodrës janë 10 herë më pak se Durrësi, 7 herë më pak se Elbasani, 5 herë më pak se Vlora. Banorët e prekur nga përmbytjet janë kompensuar vetëm gjatë qeverisjes së PD. Është hakmarrje e Ramës sigurisht dhe pjesë e një strategjia për t’ia ulur peshën administrative Shkodrës që ta rrënojë ekonomikisht që ta kontrollojë politikisht. Shkodranët e dinë kush është shkaktari i kësaj situate. Jemi bashkia në vend të parë për numrin e personave të larguar jashtë vendit”, tha Spahia.
LEXONI GJITHASHTU: