Lajme

Bota uron mbretin,

Të sapo kurorëzuar, mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla përshkuan shëtitoren “The Mall” deri në pallatin Buckingham, në një procesion të shoqëruar nga forcat e armatosura.

Më pas, turma njerëzish hynë në shëtitore pasi dy monarkët e rinj ishin larguar. Ndërkohë, nga mbarë bota kanë vërshuar urimet.

“Kurorëzimi është një testament ndaj forcës afatgjatë të monarkisë britanike. Një simbol i stabilitetit dhe vazhdimësisë”, ka komentuar Ursula von der Leyen në Twitter.

Nga Nairobi, në Kenia, kancelari gjerman Olaf Scholz uroi mbretin Charles.

“Është me rëndësi fakti që ai është dikush i angazhuar ndaj bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian dhe që ka një agjendë për avancimin e mbrojtjes nga klima”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

“I uroj mbretit Charles III një mbretërim të suksesshëm, popullit britanik prosperitet dhe që të arrijmë fitoret së bashku”, u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, turistë të shumtë ndoqën kurorëzimin e mbretit në Shtëpinë Blu, në fshatin Vishri, në Rumani. Kjo pronë në fshatin e rajonit të Transilvanisë i përket Charles III.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button