Lajme

29 emigrantë të paligjshëm në kamionçinë, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm me synim kalimin në vendet e BE.

Në pranga ka rënë T. H., 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka qenë duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm në një kamionçinë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button