Lajme

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës

Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Elshani ka thënë se nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button