Ngjarja e Sarandës ka lidhje edhe drogën

Gazetari Ferdinand Dervishi tha për emisionin “Review”, se zhdukja e dy personave Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, në Sarandë nuk ka lidhje vetëm me pronat por mund të ketë lidhje edhe me drogën.
Ai tha se i zhdukuri Leonard Thodhori i njohur si Koçolja, kur fliste në telefon me persona që e kërkonin përdorte aplikacione që të mos përgjohej, të cilat zakonisht përdoren nga trafikantët.
“Duke parë dëshmitë e shokëve të të zhdukurit, ai fliste me personat që e kërkonin në telefon me aplikacionet që përdoren kryesisht nga trafikantët e drogës, që janë krejtësisht të papërgjueshëm.
Zona e Sarandës ka qenë në kufi historik për kalimin e sasive të mëdha të kanabisit. Përderisa këta flisnin me këtë sistem, personat e implikuar në këtë histori, për mendimin tim kanë lidhje edhe me drogën. Të gjithë ishin me biznese të fuqishme dhe të gjithë mbase nuk i justifikojnë dot këto biznese”,-tha Ferdinand Dervishi për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU: