AktualitetLajme

Muzikë popullore qytetare tek Festivali “Reja”

06.05.2023 – 18:44

“Me këngë prej Veriu në Jug” nga Artan Bakija & Band solli atmosferë në kryeqytet në ditën e parë të Festivalit “Reja” në edicionin e 7-të, ku do të prezantohen më shumë se 150 artistë vendas dhe ndërkombëtarë.

Programi solli muzikën popullore qytetare, me një larmi këngësh nga të gjitha trevat shqiptare. Disa nga këngët u shoqëruan me historinë dhe origjinën e tyre.

Artan Bakija, si kantautor dhe këngëtar me 30 vjet karrierë, ka njohuri të mëdha mbi muzikën shqiptare dhe ka kultivuar me sukses folkun shqiptar. Ai gjithashtu është redaktor muzike dhe autor i emisioneve të njohura në botën muzikore shqiptare, si “Këngë të shpirtit” dhe “Kanga jonë“ në Radio Dukagjini në Kosovë.

Publiku shijoi muzikën e bukur dhe ambientin interesant të krijuar nga organizatorët e fetivalit në një prej atraksioneve të kryeqytetit si “Reja”.

Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të realizohet përzierja më e mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional, me një larmi zhanresh dhe qasjesh artistike.




Burimi Konica.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button