Ceremonia e mbretit Charles kushtoi 110 mln paund

Përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror Shqiptar, Beniamin Bakalli tha se ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles mendohet të arrin vlerën 120 milion paund.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se ceremonia nuk është bërë nga familja mbretërore por nga qeveria në bashkëpunim me kishën.
“Protokollet janë shumë të sakta. Kam qenë shef i protokollit dhe e di shumë mirë që protokollet janë të bazuara në konservatorizimin, në ruajtjen e traditave mbretërore. Sot kurorëzimin e mbretit nuk e bën familja mbretërore, e bën qeveria angleze në bashkëpunim me kishën.
Kjo ceremoni mendohet të arrij vlerën 110 mln paund duke krahasuar me ceremoninë që u bë kohë më parë që kushtoi vetëm 1.4 mln paund.
Sot në veshje mbizotëron ngjyra e verdhë, e kuqe dhe e bardha”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: