Lajme
Kreu veprime të turpshme ndaj 13-vjeçares, arrestohet 59-vjeçari në Berat

Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një 13-vjeçare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë se shtetasi F. P, i cili dyshohet se ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Abuzimet seksuale në kisha”,-Papa: Ata e shpërfytyrojnë dëshminë tonë
- Masakra në Serbi, Vuçiç: Ishte sulm ndaj gjithë vendit, ne do ta çarmatosim Serbinë
The post Kreu veprime të turpshme ndaj 13-vjeçares, arrestohet 59-vjeçari në Berat appeared first on Euronews Albania.
Burimi Euronews