Lajme

Kosova ndez qirinj për Serbinë

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë ndezur qirinj në nderim të viktimave të vrara në Beograd nga nxënësi 13-vjeçar dy ditë më parë.

Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, si edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Mirëpo, një veprim i tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme ne Kosove, teksa mjaft persona publikë në rrjetet e tyre sociale kanë përmendur luftën mes dy vendeve dhe fëmijët që janë vrarë nga serbët përgjatë saj.

Një masakër ndodhur 2 ditë më parë në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje mbetën të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button