Lajme
Jam ndier i rrezikuar nga demenca

Sotiraq Siriaqi, vrapuesi pensionist 77-vjeçar tha për “Good Moorning Albanians” se ka pasur raste kur ka ndier rrezikun nga demencia.
Ai tha se i ka ndodhur të harrojë edhe se ku i ka lënë syzet, kur sapo i ka vendosur diku dhe kjo është një nga shenjat e para të demencias.
“Unë kam ardhur që të më merrni mua si një etalon. Si një model. Unë kam qenë i prekur nga demencia disa herë. Merrja syzet i lija diku dhe harroja ku i kam lënë, ndodh 2 sekonda, por ky është hapi i parë i demencës. Te truri i njeriut fillon e zhvillohet demenca te mosha e madhe, jo te unë por me qindra e miliona njerëz në botë dhe njerëz të shquar të mëdhenjë, aktor e të tjerë”,-tha për Euronews Albania Sotiraq Siriaqi.
LEXONI GJITHASHTU: