gjykata e Elbasanit lë në burg rusin Mikhail Zorin

Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e shtetasit rus Mikail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.
Revokimi i masës i kërkuar nga pala mbrojtëse me argumentin se kishin përfunduar afatet e ekspertimit, hetimet dhe ishin marrë provat është rrëzuar nga gjykata.
“Ne paraqitëm kërkesë për informacion nga ana organit të akuzës. Ne kishim konstatuam që në lidhjen me shtetasin Mikhail Zorin të gjitha veprimet hetimore kishin përfunduar, pra të gjitha provat që lidheshin me të ishin marrë. Për pasojë, ne çmuam si të nevojshme që ose gjykata të vendoste revokimin ose të vendoste zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë tjetër. Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës dhe pranimin e organit të akuzës”, tha avokati Isuf Shehu.
Tre të arrestuarit Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov u prangosën pas incidentit të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.
Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray neutralizues kundër tyre. Tre të arrestuarit njihen si blogerë të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura.
Megjithatë, prokuroria i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se të tre kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike që cenojnë sigurinë kombëtare, dyshime të pranuara deri me tani nga gjykata.
LEXONI GJITHASHTU: