gazetarja serbe detaje nga masakra

Një 21-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në qytetin Mlladenovac, rreth 50 km në jug të Beogradit mbrëmjen e së enjtes.
Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas masakrës në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës.
Gazetarja serbe Katarina Radojiçiç tha në një intervistë për Euronews Albania se 21-vjeçari tashmë i arrestuar, i kishte nisur të shtënat masive pas një konflikti që kishte pasur në shtëpi me familjarët e tij.
“Ende nuk i dimë arsyet e sakta pse ndodhi kjo, por rezulton se ai pati një konfrontim me njerëzit e familjes dhe reagoi duke hapur zjarr. Këto janë për momentin arsyet e ngjarjes, por po hetohet nëse pas kësaj fshihen arsye të tjera. Mesa dimë, familja e tij ishte shumë e mirë dhe që e donin të gjithë, ndaj kanë mbetur të gjithë të tronditur për këtë që ndodhi”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU: