Çim Peka: Elbasanin dhe Durrësin i merr opozita, Tirana, garë e fortë!

Gazetari Çim Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se Elbasanin dhe Durrësin në zgjedhjet e 14 majit do t’i fitojë opozita, ndërsa e cilësoi si të fortë garën për kryeqytetin.
Ai shtoi në listën e qyteteve që janë të sigurta që do të fitohen nga opozita edhe Shkodrën dhe Kavajën.
“Elbasani dhe Durrësi merren nga opozita. Edhe Shkodra është e marrë, edhe Kavaja. Këta që kanë shkuar në Kavajë t’i bëjnë vota Ramës pse nuk shkojnë dot në Peqin që kanë zonën e tyre?! Njerëzit nuk e njohin realitetin. Ka tre ditë që Rama i ka dhënë urdhër dhe shefit të komisariatit në Sarandë ta gjejë ku është dhe ku s’është një kandidat i pavarur që ka qenë ish-kryetar i PS-së, sepse ju del nga 6-10% do humbasin Sarandën,” – u shpreh Peka.
Gazetari tha se 40% e qytetarëve janë të pavendosur për të votuar në Tiranë, gjë që do të thotë gara është e madhe. Sipas Pekës, është e vështirë të besohet që një njeri që edhe një pëlqim në Facebook e merr me dhunë, do të grumbullojë votat që janë të fshehta, duke iu referuar këtu Erion Veliajt.
LEXONI GJITHASHTU: