Berlusconi i gëzohet titullit të Napolit: E konsideroj veten napolitan

Silvio Berlusconi, presidenti i Monzas dhe fitues i Scudettos disa herë gjatë kohës me Milanin, ka reaguar pasi Napoli u shpall të enjten kampion i Serie A.
Napoli barazoi mbrëmë 1:1 me Udinesen, barazim ky i cili ia siguroi titullin e kampionit italian pas plot 33 vitesh pritje, raporton KosovaPress.
Berlusconi e përgëzoi Napolin për suksesin e arritur, ndërsa tha se tani e konsideron veten një napolitan.
“Një qytet në festë, një qytet që e meritoi, urime, urime, urime. Një qytet i pabesueshëm që gjithashtu na tërheq në gëzimin e tij. Kështu themi edhe ne: Forza Napoli, ky duhet të jetë fillimi i një historie të madhe fitoresh! Napolitanët, me të vërtetë e meritojnë dhe ne jemi të gjithë me ta. Dhe e them nga zemra, edhe unë që gjithmonë e kam konsideruar veten një napolitan të lindur në Milano”, tha Berlusconi.
LEXONI GJITHASHTU: